Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas të dhënave të Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës, gjatë vitit 2024 janë regjistruar mbi 21 mijë raste të hipertensionit arterial, që përbën një rritje prej 4.7% krahasuar me vitin paraprak.
Mjeku internist-kardiolog, Artan Ahmeti, thekson se hipertensioni është ndër sëmundjet më të trajtueshme, por shpesh neglizhohet nga pacientët. Ai rekomandon ndryshime në stilin e jetës, përfshirë reduktimin e kripës, ndërprerjen e duhanit dhe rritjen e aktivitetit fizik, si hapa kyç për parandalim dhe kontroll.
Ndërkohë, autoritetet shëndetësore raportojnë edhe rritje të rasteve të diabetit tip 2. Sëmundjet malinje vazhdojnë të mbeten problem serioz, ku kanceri i gjirit është më i shpeshti tek gratë, ndërsa tek meshkujt dominojnë kanceri i lëkurës dhe ai i zorrës së trashë.
Megjithatë, nga Klinika e Onkologjisë bëhet e ditur se trendi i këtyre sëmundjeve ka mbetur relativisht i qëndrueshëm në vitet e fundit.