Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sukses në QKUK: Konfirmohet shtatzënia e parë përmes IVF në Kosovë

Vendi  |  07.04.2026 Ora 7:51   
Për herë të parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është konfirmuar një shtatzëni pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF), duke shënuar një hap të rëndësishëm në shërbimet shëndetësore në vend.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e cilësoi këtë sukses si një moment shprese për shumë gra dhe çifte që përballen me infertilitet.

Sipas drejtorit të Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, në këtë repart aplikohet një nga metodat më moderne të fertilizimit të asistuar, ndërsa deri më tani janë trajtuar mbi 2,100 paciente.

Shërbimi i IVF-së, i cili ka nisur funksionimin vitin e kaluar, është i pajisur me teknologji bashkëkohore dhe ka ngjallur interes të lartë nga qytetarët. Ndryshe nga klinikat private ku kostot janë të larta, në Klinikën e Gjinekologjisë dy procedurat e para ofrohen pa pagesë.

Autoritetet shëndetësore vlerësojnë se ky zhvillim do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e mundësive për trajtimin e infertilitetit në Kosovë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing