Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Daisy Ridley flet për “The Love Hypothesis”

Film  |  18.12.2025 Ora 7:45   

Daisy Ridley ka ndarë përshtypjet e saj të para për filmin e ardhshëm romantik The Love Hypothesis, i bazuar në romanin bestseller të Ali Hazelwood, që fillimisht nisi si fan fiction i lidhur me universin e Star Wars. Filmi ka në rol kryesor bashkëshortin e saj, aktorin Tom Bateman.

Në një intervistë për Collider, Ridley ka treguar se fillimisht nuk e kishte kuptuar se projekti ishte fan fiction, por pas përfshirjes së Bateman në film dhe pasi pa disa pamje nga xhirimet, ajo e përshkroi filmin si “shumë simpatik” dhe premtues.

Adaptimi nga Amazon MGM Studios sjell Lili Reinhart në rolin e Olive Smith, një studente doktorature që hyn në një lidhje të rreme me profesorin e saj, të interpretuar nga Bateman. Filmi do të drejtohet nga Claire Scanlon, ndërsa pritet të ruajë elementet që e bënë librin kaq të dashur për lexuesit, duke e kthyer The Love Hypothesis në një nga rom-com-ët më të pritur.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing