Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Prime Video ka zbuluar pamjet e para nga filmi i ri aksion-komedi The Wrecking Crew, me Jason Momoa dhe Dave Bautista në rolet kryesore. Filmi është nën regjinë e Ángel Manuel Soto, ndërsa skenari mban firmën e Jonathan Tropper.
Historia fokusohet te dy gjysmëvëllezër, Johnny dhe James, një polic i pamatur dhe një ish-Navy SEAL, të cilët bashkojnë forcat pas vrasjes së babait të tyre, duke u përballur me një komplot të rrezikshëm. Pamjet e para tregojnë skena të xhiruara në Hawaii dhe Zelandën e Re, duke theksuar edhe anën vizuale të filmit.
Në kastin e filmit bëjnë pjesë edhe emra të njohur si Morena Baccarin, Temuera Morrison, Jacob Batalon dhe Claes Bang. The Wrecking Crew pritet të publikohet në Prime Video më 28 janar 2026, ndërsa traileri zyrtar ende nuk është lansuar.