Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ariana Grande dhe Jonathan Bailey drejt një ribashkimi në një muzikal të ri

Film  |  18.12.2025 Ora 7:40   

Ariana Grande dhe Jonathan Bailey pritet të ribashkohen për një bashkëpunim të ri muzikor, pas suksesit të tyre në adaptimin filmik të Wicked. Sipas Deadline, dy aktorët janë në fazat e hershme të planifikimit për një ringjallje të muzikalit fitues të Çmimit Pulitzer, Sunday in the Park With George.

Muzikali, me muzikë dhe tekst nga Stephen Sondheim dhe libër nga James Lapine, pritet të hapet në mënyrë tentative në Barbican Theatre në Londër në vitin 2027, nën regjinë e Marianne Elliott, fituese e disa çmimeve prestigjioze Tony dhe Laurence Olivier.

Sunday in the Park With George u shfaq për herë të parë në Broadway në vitin 1984 dhe është frymëzuar nga piktura e Georges Seurat “A Sunday Afternoon on the Island of La Grande Jatte”. Raportimet bëjnë të ditur se Grande dhe Bailey pritet të interpretojnë rolet kryesore, George dhe Dot, ndërsa palët e përfshira janë “me optimizëm të kujdesshëm” për realizimin e projektit.

Ky ribashkim shihet si një nga projektet më premtuese teatrale të viteve të ardhshme, duke kombinuar emra të njohur të skenës dhe ekranit me një vepër të vlerësuar klasike të teatrit muzikor.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing