Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Podkasti “The Joe Rogan Experience” ka zënë vendin e parë në listën e Apple për podkastet më të dëgjuara këtë vit, duke lënë pas “The Daily” të New York Times, i cili renditet i dyti.
Ndërkohë, “The Mel Robbins Podcast” për herë të parë hyn në top 3, ndërsa dy emisione të tjera si “Call Her Daddy” dhe “The Ezra Klein Show” hyjnë në top 10. Shumë podkaste të njohura si “Crime Junkie”, “Dateline NBC” dhe “Huberman Lab” vazhdojnë të jenë të dëgjuara.
Joe Rogan, me episodet e gjata 2–3 orëshe, tërheq miliona dëgjues dhe renditet gjithashtu #1 në chartin javore të YouTube. Shumë nga podkastet kryesore fokusohen tek krimet e pazgjidhura, misteret dhe bisedat me personazhe të njohur.