Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova rrezikon të hyjë në vitin 2026 pa buxhet të ri, paralajmëron eksperti i financave

Vendi  |  28.10.2025 Ora 8:47   
Dështimi për formimin e një qeverie të re rrit rrezikun që Kosova të nisë vitin 2026 pa një buxhet të miratuar. Sipas ekspertit të financave Haki Shatri, pa një qeveri me mandat të plotë nuk mund të ndërmerren ndryshime ligjore për buxhetin, duke rrezikuar pagesat për paga, pensione dhe shtesa për fëmijët.

Shatri thekson se qeveria në detyrë nuk ka kompetenca ligjore për të vazhduar shpenzimet pas 31 dhjetorit 2025. “Nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje që të funksionalizohet një e dymbëdhjeta e buxhetit në janar, as për raste emergjente nuk guxon të ndërmarrë asgjë,” shprehet ai.

Eksperti paralajmëron se pa veprime të qarta nga Kuvendi dhe institucionet ekzekutive, Kosova mund të përballet me kufizime të rëndësishme financiare në fillim të vitit të ardhshëm.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing