Një ndër brendet më të dashura të modës ndërkombëtare, Massimo Dutti, rikthehet me një koncept të ri dhe më modern se kurrë në Albi Mall!
Pas një periudhe rinovimi, dyqani po hap dyert e tij më 30 Tetor, duke sjellë për vizitorët një përvojë të re të blerjeve, me hapësirë elegante, dizajn bashkëkohor dhe koleksione të reja për femra e meshkuj.
Rikthimi i Massimo Dutti është pjesë e konceptit “Newest Concept Stores” që po e bën Albi Mall destinacionin kryesor të modës dhe stilit në Kosovë.
Në hapje, vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë atmosferën e veçantë, ofertat e dedikuara dhe koleksionet e fundit të sezonit – gjithçka që e karakterizon brendin Massimo Dutti.