Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Farmacistët thonë se po përballen çdo ditë me ankesa nga qytetarët për terapitë që tash kushtojnë më shumë se më parë.
Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Kadri Bytyqi, ka konfirmuar se në disa produkte është vërejtur rritje çmimesh, ndonëse ligji kishte për qëllim efektin e kundërt.
Ndërkaq, nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se janë shqyrtuar një numër ankesash dhe janë ndërmarrë masa ndaj barnatoreve që shesin jashtë listës zyrtare të çmimeve.
Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve kërkon nga Ministria që të intensifikojë inspektimet në terren për të parandaluar lëvizjen e çmimeve jashtë rregullores.