Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Prindërit djegin deri në 3 mijë kalori vetëm duke veshur fëmijët për në shkollë

Të Tjera  |  15.10.2025 Ora 8:21   

Një studim i fundit nga Kolegji Amerikan i Mjekësisë Sportive ka zbuluar se prindërit mund të djegin deri në 3,000 kalori gjatë përpjekjeve të përditshme për t’i bindur fëmijët që të vishen dhe të përgatiten për shkollë.

Sipas profesorit Olan Wyche, që udhëhoqi kërkimin mbi mbi 1,000 familje, kjo lodhje është e krahasueshme me vrapimin e një maratone. “Në fakt, është si të vraposh një maratonë dhe më pas të luftosh me një ari të zemëruar,” tha ai me humor.

Studimi shton se prindërit me më shumë se tre fëmijë mund të djegin edhe mbi 4,000 kalori në mëngjeset e tyre plot ankth e lutje që fëmijët të vishen me kohë. Ndërkohë, edhe vetë fëmijët shpenzojnë energji — me zvarritje, qarje apo “simulim gripi” — por jo në nivelin e prindërve.

Ekspertët rekomandojnë që pas “betejës së mëngjesit”, prindërit të pushojnë dhe të kujdesen për veten — idealisht me një masazh të mirë relaksues.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing