Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Jetëgjatësia globale rikthehet në nivelin para-pandemik, por sfida vazhdon

Të Tjera  |  15.10.2025 Ora 7:57   

Jetëgjatësia në mbarë botën është rritur dhe është rikthyer në nivelin e periudhës para pandemisë së koronavirusit. Gratë jetojnë mesatarisht 76,3 vjet, ndërsa burrat 71,5, sipas një serie studimesh të botuara në revistën prestigjioze mjekësore The Lancet.

Studiuesit, të udhëhequr nga Christopher Murray nga Universiteti i Uashingtonit, analizuan mbi 300.000 burime të dhënash për vitin 2023, duke përfshirë 204 shtete dhe territore. Që nga viti 1950, jetëgjatësia globale për gratë dhe burrat është rritur me mbi 20 vjet, dhe parashikimet tregojnë një rritje prej gati pesë vjet deri në vitin 2050.

Megjithatë, ka dallime të theksuara rajonale. Në vendet me të ardhura të larta jetëgjatësia mesatare arrin rreth 83 vjet, ndërsa në vendet afrikane në jug të Saharasë rreth 62 vjet. Në Gjermani, për shembull, gratë jetojnë mesatarisht 83,5 vjet dhe burrat 78,9 vjet.

Ndërkohë që kuotat e vdekshmërisë përgjithësisht bien, tek të rinjtë në Amerikën e Veriut dhe të Jugut ka një rritje të vdekjeve për shkak të suicidit dhe përdorimit të drogës dhe alkoolit. Shkaqet më të zakonshme të vdekjes në nivel global mbeten sëmundjet kardiovaskulare, hemorragjitë cerebrale dhe sëmundjet kronike të mushkërive.

Studiuesit gjithashtu kanë analizuar vitet e jetës me kufizime shëndetësore dhe dëmtime, duke matur me Disability-Adjusted Life Years (DALYs). Mes viteve 1990 dhe 2023, barra e sëmundjeve dhe dëmtimeve fizike është ulur ndjeshëm me rreth 36% për banor.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing