Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

OBSH: “Ilaçi më i mirë është paqja”

Të Tjera  |  14.10.2025 Ora 7:56   
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se organizata ka përshkallëzuar operacionet humanitare në Gaza pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.

Në një postim në platformën X, ai tha se OBSH ka vendosur një ekip emergjence për të forcuar kujdesin kirurgjikal dhe emergjent në Spitalin Al Ahli në qytetin e Gazës. Po ashtu, tetë kamionë me furnizime mjekësore kanë hyrë në Gaza, ndërsa pajisje dhe ilaçe jetike janë transferuar në Spitalin Nasser në jug të territorit.

Ghebreyesus theksoi se sistemi shëndetësor i Gazës duhet të rehabilitohet dhe të rindërtohet “më i fortë, më i drejtë dhe i përqendruar te nevojat e njerëzve”.
Ai e përmbylli deklaratën me një mesazh simbolik: “Ilaçi më i mirë është paqja.”

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing