Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pse Gjermania po planifikon të heqë mundësinë për marrjen e shtetësisë pas vetëm tre vitesh?

Të Tjera  |  13.10.2025 Ora 8:45   

Prej më shumë se një viti, në Gjermani janë në fuqi rregulla të reja që e kanë shkurtuar kohën për marrjen e nënshtetësisë nga tetë në pesë vjet qëndrimi të ligjshëm. Megjithatë, një opsion i posaçëm lejonte marrjen e shtetësisë edhe pas vetëm tre vitesh për personat që tregonin përpjekje të jashtëzakonshme për integrim.

Sipas DW Shqip, kjo mundësi pritet të hiqet, pasi koalicioni mes CDU/CSU dhe SPD po kërkon ta shfuqizojë këtë procedurë të përshpejtuar. Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, e ka quajtur këtë “natyralizim turbo” një gabim të qeverisë së kaluar.

Aktualisht, për të marrë nënshtetësinë pas tre vitesh, aplikantët duhet të dëshmojnë rezultate të shkëlqyera në arsim apo punë, aftësi të avancuara gjuhësore dhe stabilitet financiar. Për marrjen e saj pas pesë vitesh, kërkesat janë më të moderuara, por kërkohet qëndrueshmëri ekonomike.

Ekspertët janë të ndarë: disa e konsiderojnë këtë ndryshim të nevojshëm për të ruajtur seriozitetin e procesit, ndërsa të tjerë paralajmërojnë se mund të ulë interesin e profesionistëve të kualifikuar për të ardhur dhe jetuar në Gjermani.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing