Donald Trump ka zbuluar se reperi dhe producenti Sean ‘Diddy’ Combs i ka kërkuar një falje presidenciale, por nuk ka dhënë shenja se do ta aprovojë.
Combs u dënua të premten me katër vjet burg, pasi u shpall fajtor për dy akuza lidhur me transportin për prostitucion.
Gjatë një bisede me gazetarët në Oval Office, Trump tha: “Shumë njerëz më kanë kërkuar falje. Unë e quaj Puff Daddy. Ai më ka kërkuar një falje.”
Më herët, media Deadline raportoi se Trump po e konsideronte një falje për Combs, ndërsa në një intervistë të gushtit ai tha se marrëdhënia e tyre kishte qenë e komplikuar: “Ishte disi gjysmë i pafajshëm. Ishim miqësorë, por kur kandidova për president, ai ishte shumë armiqësor.”
Trump u pyet gjithashtu për një falje të mundshme për Ghislaine Maxwell, ish-partneren e Jeffery Epstein, e cila po vuante dënimin për trafik seksual. Ai tha: “Do ta shqyrtoja. Nuk e di shumë për këtë.”