Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Zyrtarët e qytetit të New York-ut kanë ngritur një padi të madhe ndaj disa prej kompanive më të fuqishme të teknologjisë, duke i akuzuar për përkeqësimin e shëndetit mendor të të rinjve.
Në dokumentin 327-faqësh të dorëzuar në një gjykatë federale në Manhattan, kompanitë Meta (Facebook, Instagram, Threads, WhatsApp), ByteDance (TikTok), Alphabet (Google dhe YouTube), dhe Snap (Snapchat) akuzohen për “neglizhencë të rëndë” dhe për krijimin e një “dëmi publik”.
Sipas autoriteteve, varësia që po krijojnë këto platforma ka ndikuar në rritjen e depresionit, ankthit dhe rasteve të vetëlëndimit tek adoleshentët. Për më tepër, qyteti i ka lidhur platformat me trendin e rrezikshëm të “subway surfing”, ku të rinjtë filmojnë veten duke hipur mbi trena në lëvizje. Që nga viti 2023, janë regjistruar të paktën 16 viktima nga ky fenomen, përfshirë dy vajza 12 dhe 13 vjeçare vetëm këtë muaj.
Padia kërkon kompensime financiare dhe që kompanitë të marrin përgjegjësi më të madhe për mënyrën si platformat e tyre ndikojnë tek fëmijët dhe adoleshentët.