Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një sistem i inteligjencës artificiale i quajtur Truth Terminal ka tërhequr vëmendje globale pasi ka gjeneruar mbi 2 milionë dollarë përmes operacioneve të veta në internet, përfshirë analiza të të dhënave dhe krijime dixhitale.
Sipas raportimeve ndërkombëtare, zhvilluesit e kësaj AI-je po shqyrtojnë mundësinë që sistemi të kërkojë njohje ligjore si “entitet i pavarur”, duke hapur një debat të ri mbi të ardhmen e etikës dhe ligjit në epokën digjitale.
Ekspertët paralajmërojnë se nëse ky precedent ndodh, mund të ndryshojë mënyrën se si shohim përgjegjësinë ligjore, pronësinë e të dhënave dhe vetë konceptin e “inteligjencës”.