Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Platforma Prime Video ka konfirmuar se seriali i suksesshëm The Summer I Turned Pretty do të mbyllet me një film. Ky projekt do të drejtohet nga autorja e librave, Jenny Han, e cila së bashku me Sarah Kucserka do të përgatisin edhe skenarin.
Sezoni i tretë i serialit përfundoi me një nga momentet më të pritura nga fansat – ribashkimin e Belly-t dhe Conrad-it, duke e vulosur lidhjen e tyre. Megjithatë, lexuesit e librit e dinë se historia nuk mbaron aty. Në epilogun e librit zbulohet se dyshja martohet, gjë që shumëkush po e sheh si “momentin e madh” të paralajmëruar për filmin.
“The Summer I Turned Pretty” ishte një nga serialet më të shikuara dhe të komentuara të verës 2025, dhe filmi pritet të ofrojë një fund të plotë për këtë histori të dashurisë që ka pushtuar publikun e të gjitha moshave.