Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmat e njohur të magjisë dhe trillerit “Now You See Me” dhe “Now You See Me 2” do të largohen nga Netflix më 30 shtator. Largimi i tyre vjen në prag të premierës së filmit të tretë të serisë, “Now You See Me: Now You Don’t”, që pritet të shfaqet në kinema më 14 nëntor 2025.
Filmi i ri, i regjisorit Ruben Fleischer, sjell përsëri yjet Jesse Eisenberg, Mark Ruffalo, Woody Harrelson, Dave Franco dhe Isla Fisher. Këtë herë, ata bashkohen me një brez të ri iluzionistësh, mes tyre Ariana Greenblatt dhe Justice Smith, për të rrëzuar një organizatë krimi që udhëhiqet nga aktorja Rosamund Pike.
Aktualisht, Netflix është platforma e vetme ku abonuesit mund t’i shikojnë dy filmat e parë të kësaj sage. Pas largimit, ato do të mbeten të disponueshme vetëm për t’u blerë ose marrë me qira në Amazon Prime dhe Apple TV. Ndërkohë, duke filluar nga viti 2026, pritet që Prime Video të bëhet shtëpia e re e filmave “Now You See Me”, falë marrëveshjes së re me Lionsgate.