Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Nvidia ka kaluar për pak çaste vlerën e tregut prej 4 trilionë dollarësh, duke u bërë kompania e parë publike që prek këtë rekord historik. Pas një rritjeje të menjëhershme në treg mëngjesin e së mërkurës, vlera e aksioneve të Nvidia-s shënoi një rekord të ri, për t’u mbyllur në fund të ditës me një rritje prej 1.8% – duke e lënë kompaninë pak nën shifrën 4 trilionë.
Ky sukses vjen si pasojë e rolit kyç që Nvidia luan në revolucionin e inteligjencës artificiale. Çipet e saj përdoren në qendrat më të mëdha të të dhënave në botë dhe janë bazë për zhvillimin e modeleve të AI. Vetëm për tremujorin që përfundoi në prill, Nvidia raportoi të ardhura prej 44.1 miliardë dollarësh – një rritje prej 69% krahasuar me një vit më parë.
CEO i kompanisë, Jensen Huang, tani renditet ndër 10 njerëzit më të pasur në botë, me një pasuri mbi 140 miliardë dollarë. Nvidia po udhëheq investimet në çipa për robotikë, makina autonome dhe projekte të mëdha si “Stargate” – një nismë amerikane për zhvillimin e infrastrukturës së AI me vlerë 500 miliardë dollarë.
Megjithatë, kompania është përballur edhe me sfida – përfshirë konkurrencën nga startup-e si DeepSeek dhe kufizimet e eksportit në Kinë, të cilat e kanë kushtuar me miliarda të ardhura të humbura.
Sipas analistëve të Wall Street-it, Nvidia ka potencialin të arrijë vlerën prej 6 trilionë dollarësh deri në vitin 2028, duke qenë një ndër kompanitë më dominuese në teknologjinë e së ardhmes.