Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

TikTok po përgatit version të ri vetëm për SHBA-në

Teknologji  |  08.07.2025 Ora 8:08   

TikTok është duke zhvilluar një version të ri të aplikacionit vetëm për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara, sipas një raportimi nga The Information. Aplikacioni pritet të lançohet në App Store më 5 shtator, ndërsa përdoruesit aktualë do të duhet të kalojnë në platformën e re deri në mars të vitit 2026 – afat ky që mund të ndryshojë.

Ky hap është pjesë e përgatitjeve për një shitje të mundshme të operacioneve të TikTok në SHBA te investitorë amerikanë. Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se këtë javë do të nisin bisedimet me Kinën për këtë marrëveshje.

ByteDance, kompania kineze mëmë e TikTok, ka afat deri më 17 shtator për të shitur asetet e saj amerikane, pas një vendimi të administratës amerikane. Më parë, planet për ndarjen e operacioneve amerikane u pezulluan për shkak të kundërshtimit të qeverisë kineze, që pasoi kërcënimet me tarifa nga SHBA.

TikTok ende nuk ka dhënë ndonjë koment zyrtar mbi këto zhvillime.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing