Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sezoni i katërt i “Monster” vjen së shpejti në Netflix

Film  |  09.07.2025 Ora 16:29   
Netflix po përgatit sezonin e katërt të serialit të tij të suksesshëm “Monster”, dhe sipas raportimeve nga Variety, këtë herë historia do të fokusohet te rasti i njohur i Lizzie Borden, një grua e akuzuar për vrasjen brutale të babait dhe njerkës së saj me sëpatë në vitin 1893.

Edhe pse Netflix nuk ka dhënë ende një konfirmim zyrtar për sezonin e katërt, besohet se xhirimet do të nisin më vonë gjatë këtij viti.
Deri tani janë publikuar dy sezone të serialit: “The Jeffrey Dahmer Story” dhe “The Lyle and Erik Menendez Story”.

Ndërkohë, sezoni i tretë titullohet “The Original Monster”, ku aktori Charlie Hunnam do të luajë rolin e Ed Gein.

Kush ishte Lizzie Borden?
Lizzie Borden lindi në Massachusetts në vitin 1860. Në gusht të vitit 1892, ajo u bë kryesuspektja për vrasjen e babait të saj Andrew Borden dhe njerkës Abby Durfee Gray, të cilët u gjetën të masakruar me sëpatë në shtëpinë e tyre. Edhe pse u arrestua dhe u gjykua, ajo u shpall e pafajshme për mungesë provash. Deri më sot, ky rast mbetet i pazgjidhur.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing