Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në prag të premierës së filmit Superman, regjisori James Gunn ka reaguar ndaj spekulimeve rreth pritshmërive financiare të projektit. Në një intervistë për revistën GQ, Gunn u shpreh se nuk është e vërtetë që filmi duhet të kapë shifra si 700 milionë dollarë për të cilësuar si i suksesshëm.
“Po, ka një lloj presioni, por nuk është aq i madh sa po e paraqesin disa. Këto shifra janë të stisura,” tha ai, duke shtuar se rëndësia e filmit për DC Universe nuk do të matet vetëm me fitimet në arkat filmike.
Filmi, që sjell David Corenswet për herë të parë në rolin e Superman, është pjesë e kapitullit të parë të DCU-së së re që po ndërton vetë Gunn bashkë me producentin Peter Safran.