Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Regjisori Joseph Kosinski ka konfirmuar se një nga momentet më të forta në F1: The Movie është bazuar në dy aksidente reale nga bota e garave. Skena dramatike përfshin një përplasje ku makina e pilotit Joshua Pearce shpërthen në flakë, duke i lënë atij djegie në duar — dhe është frymëzuar pjesërisht nga incidenti i Romain Grosjean në 2020.
“E kemi xhiruar realisht, me një makinë të montuar mbi një shtyllë metalike që e kemi shtyrë me ajër të kompresuar deri në 110 milje në orë,” shpjegoi Kosinski në një intervistë për GQ. Ai shtoi se përplasja u realizua në vetëm dy tentativa, dhe në tentativën e dytë makina kaloi çdo pritje, duke përfunduar në pyll — por fatmirësisht, kameramani arriti ta ndjekë me kamerë.
Filmi, me Brad Pitt dhe Damson Idris në rolet kryesore, po cilësohet si një nga projektet më ambicioze për sportin e Formula 1 dhe sjell një realizim teknik të rrallë në ekranin e madh.