Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Një grua ka arritur të mbetet shtatzënë me fëmijën e parë pas 18 vitesh përpjekjesh, falë fuqisë së inteligjencës artificiale.

Të Tjera  |  04.07.2025 Ora 7:53   

Çifti kishte kaluar nëpër disa cikle të fertilizimit in vitro (IVF), duke vizituar qendra të ndryshme të fertilitetit nëpër botë me shpresën për të sjellë në jetë një fëmijë. IVF është një proces ku veza e gruas kombinohet me spermën në laborator për të krijuar një embrion, i cili më pas implantohet në mitër.

Por në rastin e këtij çifti, të gjitha përpjekjet dështuan për shkak të një gjendjeje të rrallë të quajtur azoospermi, ku nuk ka spermatozoide të dukshme në spermën e partnerit mashkull. Kjo është një nga shkaqet kryesore të infertilitetit mashkullor, edhe pse sperma në pamje të parë mund të duket normale.

Pas shumë zhgënjimeve, çifti iu drejtua Qendrës së Fertilitetit të Universitetit të Kolumbias në SHBA, për të provuar një metodë të re, të quajtur STAR. Kjo teknologji përdor inteligjencën artificiale për të analizuar kampionet e spermës dhe për të identifikuar spermatozoide të fshehura, të cilat ndryshe nuk mund të gjendeshin as nga specialistët më të trajnuar.

Falë STAR-it, në kampionin e partnerit u gjetën tre spermatozoide, të cilat u përdorën për të fertilizuar vezët e gruas dhe ajo mbeti shtatzënë për herë të parë pas kaq vitesh përpjekjesh. Foshnja pritet të lindë në dhjetor.

Sistemi STAR, që do të thotë Sperm Tracking and Recovery, lidhet me mikroskopin përmes një kamere me rezolucion të lartë dhe analizon deri në 8 milionë imazhe brenda një ore, duke bërë të mundur që spermatozoidet e rralla të kapen dhe të izolohen për t’u përdorur në IVF. Shkencëtarët e quajnë këtë një revolucion të vërtetë në fushën e trajtimit të infertilitetit mashkullor.

Dr. Zev Williams, drejtues i këtij projekti, tha se kjo metodë mund të kursejë pacientët nga ndërhyrje të dhimbshme kirurgjikale për të nxjerrë spermën nga testi, dhe po ashtu mund të shmangë përdorimin e spermës nga donatorë. Megjithatë, ai paralajmëron se STAR nuk është një zëvendësim për ekspertizën njerëzore, por një shtesë që e forcon atë.

Edhe ekspertë të tjerë, si Dr. Sevann Helo nga Mayo Clinic dhe Dr. Aimee Eyvazzadeh nga San Francisko, e kanë përshëndetur përdorimin e inteligjencës artificiale në mjekësinë riprodhuese, duke theksuar se teknologjia mund të ndihmojë në përzgjedhjen e embrioneve më të shëndetshme, në përcaktimin e protokolleve më të personalizuara të medikamenteve për IVF dhe në rritjen e shanseve të suksesit për çiftet që përballen me infertilitetin.

Nga ana tjetër, disa shkencëtarë paralajmërojnë për kujdes në aplikimin e shpejtë të AI, për shkak se modelet ekzistuese mund të kenë nevojë për më shumë validim shkencor dhe vlerësim të detajuar, për të mos krijuar shpresa të rreme për pacientët.

Edhe pse STAR aktualisht përdoret vetëm në Qendrën e Fertilitetit të Universitetit të Kolumbias, synimi është që metoda të shpërndahet dhe të ofrohet më gjerësisht në të ardhmen, me një kosto rreth 3,000 dollarë për pacient.

Dr. Williams e përmblodhi me një fjali mjaft kuptimplote: “Është një problem aq i lashtë sa vetë njerëzimi, dhe sot po e luftojmë me teknologjinë më të avancuar që kemi.”

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing