Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Britania nis projektin e parë për ndërtimin nga e para të ADN artificiale

Të Tjera  |  01.07.2025 Ora 8:16   

Një projekt i paprecedentë ka nisur në Mbretërinë e Bashkuar për të krijuar nga e para blloqet ndërtuese të jetës njerëzore, në përpjekje për të revolucionarizuar trajtimet e sëmundjeve të pashërueshme.

Wellcome Trust, organizata më e madhe bamirëse mjekësore në botë, ka dhuruar 10 milionë funta për këtë projekt që synon të gjenerojë qeliza rezistente ndaj sëmundjeve, të cilat mund të ripopullojnë organet e dëmtuara si mëlçia, zemra apo edhe sistemi imunitar.

Dr. Julian Sale nga Laboratori i Biologjisë Molekulare në Kembrixh e përshkroi këtë si “hapin gjigant të radhës në biologji”, duke shtuar se mund të ndihmojë njerëzit të plaken më shëndetshëm dhe me më pak sëmundje.

Megjithatë, kritikët paralajmërojnë se kjo teknologji mund të keqpërdoret për të krijuar “njerëz të përmirësuar” ose për qëllime ushtarake.

Dr. Pat Thomas nga grupi Beyond GM theksoi se, megjithëse shkencëtarët zakonisht synojnë të bëjnë të mira, “shkenca mund të ripërdoret për të bërë dëm dhe për luftë”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing