Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kopenhagen kryeson listën e qyteteve më të jetueshme për 2025

Të Tjera  |  26.06.2025 Ora 8:15   

Kryeqyteti i Danimarkës, Copenhagen, është renditur si qyteti më i jetueshëm në botë për vitin 2025, sipas raportit të përvitshëm të Economist Intelligence Unit (EIU). Kjo renditje përfshin 173 qytete dhe mat performancën e tyre në pesë kategori: kujdes shëndetësor, edukim, stabilitet, infrastrukturë dhe mjedis.

Pas tri viteve në krye të listës, Vjena ka rënë në vendin e dytë, krahas qytetit zviceran të Cyrihut. Sipas raportit, rënia e Vjenës u ndikua nga pikët më të ulëta në kategorinë e stabilitetit, veçanërisht pas incidentit me kërcënim me bombë në një koncert të Taylor Swift, që u anulua për arsye sigurie.

Copenhagen mori vlerësime të plota për stabilitet, edukim dhe infrastrukturë, duke u shpallur lider global për cilësinë e jetës. Melbourne (Australi) u rendit i katërti, ndërsa Gjeneva e Zvicrës zuri vendin e pestë. Tre qytete australiane – Melbourne, Sydney dhe Adelaide – hynë në top 10, bashkë me Osaka (Japoni), Auckland (Zelanda e Re) dhe Vancouver (Kanada).

Ndërkohë, qytete si Calgary dhe Toronto ranë në renditje për shkak të vështirësive në sistemin shëndetësor, përfshirë mungesën e stafit dhe kohët e gjata të pritjes. Edhe qytetet britanike si Londra, Manchester dhe Edinburgu pësuan rënie për shkak të tensioneve sociale dhe rënies së stabilitetit.

Në fund të listës, Damasku (Siri) mbetet qyteti më pak i jetueshëm në botë, pasuar nga Tripoli (Libi) dhe Dhaka (Bangladesh).

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing