Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Me çmimet për më të mirët mbyllet festivali ‘Art Without Limit’

Film  |  05.12.2024 Ora 7:53   

Me ndarjen e çmimeve për filmat më të mirë është mbyllur të martën edicioni i 5-të i festivalit “Art Without Limit International Film Festival”, kushtuar personave me aftësi të kufizuar.

 

Filmi “Cowad” nga Franca ka marrë Çmimin për “Filmin më të mirë për të drejta e personave me aftësi të kufizuar” (Best Story about rights of persons with disabilties).

Çmimi për “Best Fiction” e mori filmi “Proof of love” nga Franca.

Kurse çmimi për “Dokumentarin më të mirë” ( Best dokumentary)  iu dha filmit “My name is Wiette” nga Gjermania.

Çmimin “Art pa kufi” (Art Without Limit Award) e mori filmi “By my side” nga Austria.

Kurse, çmimin  për “Filmin më të mirë për fuqizimin e grave” (Best story in the film for women empowerment) e mori filmi “Ania from Piekielnik” nga Polonia.

Filmi “Bubble boy” nga Britania e Madhe  e mori çmimin “Animacioni më i mirë” (Best Animation).

Çmimin “Art Without Limit – Kids Award” e mori filmi “Arti dhe equal” nga Shqipëria.

Ndërsa, çmimin “Special mention for inspiration presentation in the film” (Përmendje e veçantë për prezantimin frymëzues në film) e mori filmi “Room taken nga Irlanda dhe “Severe brain injury recovery shoting for the stars” nga Kanadaja.

Gjatë edicionit të sivjetmë të festivalit “ Art Without Limit International Film Festival” janë shfaqur 50 filma nga vende të ndryshme të botës. Përveç shfaqjes së filmave në kategorinë zyrtare në kuadër të këtij festivali, këtë vit janë mbajtur edhe aktivitete të tjera, si programe të veçanta dedikuar fëmijëve e fuqizimit të gruas, work-shope për filma e programe speciale.

Po ashtu siç njofton Festivali është mbajtur një masterclass me regjisorin holivudian, Peter MacDonald, e work-shopi për animacion me regjisorin Artan Maku nga Shqipëria.

Gjithashtu gjatë këtij edicioni të këtij festivali është shfaqur edhe një film një për një piktor të ri nga Prishtina, i cili është i prekur me disklesi dhe disgrafi.

Ndryshe edicioni i 5-të i këtij Festivali ka nisur më 01.12.2024 dhe është mbajtur në Kino Armata në Prishtinë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing