Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Regjisori i njohur Tim Burton ka zbuluar disa detaje për projektin e tij të ardhshëm, pas suksesit të bujshëm që arriti me vazhdimin e shumëpritur të filmit “Beetlejuice”. Filmi i dytë, i publikuar në vitin 2024 plot 36 vite pas origjinalit të vitit 1988, arriti të gjenerojë plot 451.9 milionë dollarë në arkëbotërore, mbi një buxhet prej 99 milionësh, duke konfirmuar edhe njëherë fuqinë e fansave të kësaj komedi-horror kult.
Pavarësisht pritjes së gjatë mes dy filmave të parë, planet për “Beetlejuice 3” tashmë janë në lëvizje. Në muajin prill të këtij viti, CEO i Warner Bros. Pictures, Michael De Luca, konfirmoi se puna për pjesën e tretë pritet të nisë së shpejti.
Megjithatë, në një intervistë të fundit për Milenio, Burton ka lënë të kuptohet se projekti i tij i radhës do ta rikthejë në botën e animacionit. Ai ka përmendur se është në proces të përfundimit të skenarit dhe mezi pret të nisë punën.
“Po, jam duke punuar për diçka që është një projekt i animuar,” tha regjisori. “Shpresoj që së shpejti të kem gati skenarin dhe pastaj do e çoj përpara. Është diçka për të cilën jam shumë i entuziazmuar.”
Me përvojën e tij të mëhershme në animacion, përfshirë krijimin e “The Nightmare Before Christmas” dhe regjinë e “Corpse Bride” e “Frankenweenie”, Burton pritet të sjellë sërish një botë magjike dhe të veçantë për publikun.