Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi i ri I Know What You Did Last Summer vazhdon trashëgiminë e 28 viteve të këtij franshize klasike të horrorit, këtë herë me regjisoren Jennifer Kaytin Robinson. Historia përqendrohet tek një grup i ri të rinjsh që, pasi mbulojnë një aksident fatal, ndjeken nga një vrasës me grep që imiton një maniak të së kaluarës.
Ngjarjet vendosen 27 vite pas masakrës së Tower Bay, dhe protagonistët përpiqen të kërkojnë ndihmë nga të mbijetuarit e masakrës së vitit 1997, përkatësisht Julie James (Jennifer Love Hewitt) dhe Ray Bronson (Freddie Prinze Jr.).
Filmi, i cili shfaqet këtë muaj, ka marrë vlerësimin R nga MPA për shkak të dhunës së përgjakshme, gjuhës së rëndë, përmbajtjes seksuale dhe përdorimit të shkurtër të drogës.