Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Apple TV+ ka dhënë dritën e gjelbër për një serial të ri të titulluar I’m Glad My Mom Died, bazuar në kujtimet e aktores dhe autores Jennette McCurdy, i cili ka qëndruar mbi 80 javë në listën e New York Times Best Seller.
Jennifer Aniston do të interpretojë rolin e nënës narcisiste të një aktoreje të re, duke portretizuar marrëdhënien e ndërlikuar dhe të varur mes tyre. Seriali do të ketë 10 episode dhe Aniston do të jetë gjithashtu producente, përkrah vetë McCurdy, Ari Katcher dhe ekipit të LuckyChap dhe Merman.
Projekti nuk do të ndikojë tek angazhimi i Aniston në The Morning Show, i cili rikthehet në shtator me sezonin e katërt, ndërsa pritet edhe një sezon i pestë.