John Krasinki dhe Steve Carell së shpejti do të ndajnë sërish ekranin. Dy ish-yjet e The Office do të jenë pjesë e kastit të If, një film familjar, të cilin e ka marrë përsipër ta realizojë shtëpia filmike Paramount.
Siç është raportuar nga Deadline, Krasinski gjithashtu do ta shkruaj skenarin e filmit, por edhe si regjisor.
Historia e filmit bazohet në një ide origjinale nga Krasinski për udhëtimin e një fëmije për të rizbuluar imagjinatën e tyre. Nuk është zbuluar asnjë informacion për personazhin e Krasinskit apo se kush do të luajë në film.
Detaje të tjera ende nuk janë publikuar dhe as data se kur ky film do të shfaqet.