Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aktori i njohur Paul Dano është konfirmuar në kastin e remake-ut të filmit kult horror “Possession”, që po zhvillohet nga studioja Paramount Pictures.
Në projektin e ri marrin pjesë edhe Margaret Qualley dhe Callum Turner, ndërsa regjia dhe skenari janë në duart e Parker Finn.
Filmi origjinal i vitit 1981 u bë një kult klasik i zhanrit horror dhe njihet për historinë e tij psikologjike dhe elementet e terrorit mbinatyror.
Remake-u pritet të sjellë një interpretim modern të historisë, ndërsa detajet rreth roleve ende nuk janë bërë publike.