Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi i shumëpritur Enola Holmes 3 është publikuar zyrtarisht në Netflix, duke rikthyer Millie Bobby Brown në rolin e detektives së re që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet.
Në pjesën e tretë të sagës, Enola përballet me një rast të ri misterioz që përfshin edhe vëllain e saj, Sherlock Holmes, i luajtur nga Henry Cavill. Në kast rikthehen gjithashtu edhe Louis Partridge dhe Helena Bonham Carter.
Filmi ka marrë vlerësime të para pozitive nga kritikët, me një vlerësim fillestar rreth 80% në Rotten Tomatoes, megjithatë ky numër pritet të ndryshojë pasi të publikohen më shumë recensione.