Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kitara ikonike që George Michael përdori në videoklipin e këngës së famshme “Faith”, të publikuar në vitin 1987, po del në ankand në Britani, me një vlerë të vlerësuar deri në rreth 138 mijë euro. Instrumenti i përkiste koleksionit të Shivon Bailey, asistentes personale të këngëtarit për rreth dy dekada, e cila ndërroi jetë në vitin 2014. Sipas BBC-së, kitara ishte një dhuratë nga George Michael për Bailey, të cilën ai e vlerësonte shumë. Ankandi ka shkaktuar kundërshtime nga familjarët e saj. Vëllai i Bailey-t thotë se motra e tij nuk do të kishte dashur që sendet personale të shiteshin dhe ka kërkuar anulimin e ankandit. Megjithatë, bashkëshorti i saj, Ian Belcher, i cili i trashëgoi sendet pas vdekjes së saj, ka të drejtën ligjore t’i shesë. Përveç kitarës, në ankand përfshihen edhe fotografi, kujtime nga turnetë dhe sende të tjera që lidhen me karrierën e këngëtarit.