Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ylli shqiptar 17-vjeçar po pushton futbollin amerikan dhe MLS-ën, CNN i kushton artikull special

Sport  |  23.10.2026 Ora 9:00   

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Adri Mehmeti, është kthyer në një nga talentet më të spikatur në Amerikën e Veriut. Vetëm 17 vjeç, mesfusha mbrojtës është bërë lojtar titullar te New York Red Bulls dhe së fundmi ka debutuar edhe me kombëtaren e parë të SHBA-së (USMNT).

Babai i tij, i cili ka luajtur për moshat e Shqipërisë, ka qenë frymëzimi dhe mbështetja kryesore në karrierën e tij që nga hapat e parë në oborrin e shtëpisë. Mehmeti ka përfaqësuar më parë edhe grupmoshat e reja të Shqipërisë.

Gjiganti mediatik CNN i ka kushtuar një artikull special djaloshit 17-vjeçar me origjinë shqiptare, duke e cilësuar si yllin e së ardhmes në futbollin amerikan!

Detaje interesante nga meçi dhe jeta e 17-vjeçarit:

  • Karriera e shpejtë: Brenda pak muajsh u promovua nga ekipi i dytë në ekipin e parë të Red Bulls, ku shënoi edhe golin e tij të parë në MLS.

  • Debutimi me SHBA-në: Trajneri Mauricio Pochettino e ftoi në kombëtaren e parë, ku debutoi në fitoren 4-1 ndaj Perusë.

  • Jeta jashtë fushe: Pavarësisht suksesit në MLS, ai vazhdon shkollimin me korrespondencë dhe nuk ka ende patentë shoferi – nëna e tij e dërgon çdo ditë në stërvitje.

Me talentin dhe qetësinë e tij në fushë, Mehmeti tashmë ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing