Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ish-portieri i Manchester Unitedit, Ben Foster, ka zbuluar se futbollistët në Angli paguajnë rreth 12 euro gjobë për një karton të verdhë, pavarësisht nëse luajnë në Ligën Premier apo në nivelet amatore. Gjatë podcastit të tij, Fozcast, Foster shpjegoi se kjo është një gjobë e përcaktuar nga Federata Angleze e Futbollit dhe zbatohet edhe për yjet që fitojnë miliona euro në sezon. Diskutimi nisi pas kritikave ndaj lojtarëve që e largojnë topin pas vërshëllimës së gjyqtarit dhe ndëshkohen për këtë veprim. Ndërkohë, ish-futbollisti Ben Tozer bëri të ditur se gjoba për një karton të kuq mund të arrijë rreth 60 deri në 70 euro. Foster e cilësoi largimin e topit pas ndërprerjes së lojës si një veprim të papjekur.