Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Barcelona dhe Bayern Munichu po e përcjellin nga afër mesfushorin zviceran Johan Manzambi, i cili, sipas raportimeve të mediave, ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane. I lindur në Gjenevë në vitin 2005, Manzambi vlerësohet për aftësinë për të depërtuar me top, për të krijuar raste dhe për t’u përfshirë në sulm. Bayerni kishte nisur ta monitoronte që gjatë kohës kur luante te Freiburgu, ku regjistroi shtatë gola dhe nëntë asistime në 47 paraqitje. Ai gjithashtu la gjurmë në Kupën e Botës, me tri gola dhe dy asistime në katër ndeshje, para se një lëndim ta detyronte të mungonte në fazat e mëvonshme të turneut. Interesimi i Barcelonës dhe Bayernit mund ta vendosë mesfushorin në qendër të vëmendjes gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.