Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Pas disa vitesh të shoqëruara me beteja ligjore dhe polemika, aktori Johnny Depp po përpiqet të rikthejë vëmendjen te karriera e tij në kinema, përmes projekteve të reja filmike dhe produksioneve ndërkombëtare. Megjithatë, fansat vazhdojnë të shpresojnë për rikthimin e tij në rolin ikonik të kapitenit Jack Sparrow, në sagën Pirates of the Caribbean, që e bëri një nga yjet më të njohur të Hollywood-it. Për momentin, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se Depp do të jetë pjesë e filmit të ardhshëm. E ardhmja e sagës varet nga planet e studios, ndaj rikthimi i aktorit mbetet një dëshirë e fansave dhe jo një projekt i konfirmuar.