Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Filmi i fundit i Chris Evans para rikthimit në Marvel merr vlerësime të dobëta

Film  |  19.10.2026 Ora 8:30   

Filmi “Sacrifice”, ku luan aktori Chris Evans, ka marrë vlerësime të dobëta nga publiku pas publikimit në Netflix. Filmi ka siguruar 35% vlerësim nga shikuesit në Rotten Tomatoes, bazuar në më shumë se 50 vlerësime, ndërsa kritika e ka vlerësuar me 38%.

Në këtë film, Evans luan rolin e Mike Tyler, një ylli të kinemasë që përpiqet të ringjallë karrierën e tij, por përfundon i përfshirë në një situatë të rrezikshme gjatë një mbrëmjeje bamirësie. Ngjarjet marrin një kthesë të pazakontë kur një grup personash rrëmbehen nga një grua që beson se sakrifikimi i tre njerëzve mund ta shpëtojë njerëzimin.

Në film luajnë edhe Anya Taylor-Joy, Salma Hayek dhe John Malkovich. Megjithatë, një pjesë e shikuesve kanë kritikuar skenarin dhe mënyrën e zhvillimit të ngjarjeve, duke vlerësuar se filmi nuk e shfrytëzon plotësisht potencialin e aktorëve.

“Sacrifice” është filmi i dytë radhazi i Evans që merr vlerësime të dobëta si nga kritikët, ashtu edhe nga publiku në Rotten Tomatoes, pas “Honey Don't!”.

Tani, vëmendja është te rikthimi i tij në rolin e Steve Rogers në filmin e ardhshëm të Marvelit, “Avengers: Doomsday”, i cili pritet të dalë në kinema më 18 dhjetor. Ky film shënon rikthimin e Evans në një nga rolet më të njohura të karrierës së tij, pas paraqitjes së fundit si Captain America në “Avengers: Endgame”, më 2019.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing