Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Regjisori Steven Soderbergh do të ndihmojë në përfundimin e xhirimeve të filmit The Batman – Part II, pasi regjisori Matt Reeves është detyruar të tërhiqet përkohësisht për arsye familjare.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, Soderbergh ka ofruar ndihmën e tij për javët e fundit të xhirimeve të filmit, i cili pritet të dalë në kinema në vitin 2028.
Reeves do të vazhdojë të komunikojë me Soderberghun gjatë xhirimeve, ndërsa pritet ta marrë përsipër fazën e postproduksionit kur të jetë në gjendje të rikthehet.
Studiot kanë bërë të ditur se të dy regjisorët do të punojnë ngushtë me aktorët dhe ekipin, me qëllim që filmi të ruajë vizionin artistik të Reeves.
Soderbergh ka vlerësuar punën e Reeves në filmin e parë The Batman, duke theksuar se synimi i tij është që pamjet e reja të përshtaten natyrshëm me materialin e xhiruar deri më tani.
Robert Pattinson pritet të rikthehet në rolin e Batman-it në vazhdimin e filmit të vitit 2022.