Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

BE-ja ndan 61.8 milionë euro parafinancim për Kosovën, rrezikohen fondet për reformat e papërfunduara

Të Tjera  |  19.10.2026 Ora 7:39   

Komisioni Evropian ka ndarë 61.8 milionë euro parafinancim për Kosovën në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, ndërsa kërkesa e parë e Kosovës për disbursimin e mjeteve është ende në proces vlerësimi.

Sipas një zëdhënësi të Komisionit Evropian, mjetet janë liruar më 16 prill 2026, pas ratifikimit të marrëveshjeve për instrumentin dhe huanë nga Kosova.

Në korrik, Kosova dorëzoi kërkesën e parë për disbursim, e cila përfshin zbatimin e 64 hapave të Agjendës së Reformave deri në qershor 2026.

Komisioni Evropian ka paralajmëruar se Kosova mund të humbasë një pjesë të fondeve nëse nuk i përmbush reformat brenda afateve të përcaktuara. Periudha shtesë për 13 nga 64 hapat ka përfunduar në fund të qershorit 2026.

Kosova mund të përfitojë deri në 882.6 milionë euro përmes këtij instrumenti, në varësi të përmbushjes së reformave dhe kushteve të përcaktuara. Afati i ardhshëm i raportimit është janari i vitit 2027.

Gjatë vizitës së saj në Kosovë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar se zbatimi i reformave mund ta afrojë vendin me tregun e përbashkët evropian.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing