Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Elon Musk arrin marrëveshje për dy paditë lidhur me dhuratat prej një milion dollarësh për votuesit

Të Tjera  |  16.10.2026 Ora 8:00   

Miliarderi Elon Musk ka arritur marrëveshje për zgjidhjen e dy padive të fundit që lidhen me dhuratat prej një milion dollarësh për votuesit gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, në vitin 2024.

Në javët e fundit të fushatës zgjedhore, organizata politike America PAC, e mbështetur nga Musk, nisi një fushatë për dhënien e nga një milion dollarëve çdo ditë për votues të regjistruar në shtetet ku gara zgjedhore ishte më e ngushtë. Në atë periudhë, Musk po u bënte thirrje votuesve të mbështesnin Donald Trumpin.

Pas zgjedhjeve, disa votues ngritën padi civile, duke pretenduar se ishin mashtruar lidhur me mënyrën e përzgjedhjes së fituesve dhe se, për të marrë pjesë, duhej t’i dorëzonin të dhënat e tyre personale organizatës politike.

Megjithëse Musk kishte deklaruar publikisht se fituesit do të përzgjidheshin rastësisht, avokatët e tij pranuan në gjykatë se përzgjedhja nuk ishte bërë me short, por në bazë të mundësisë që fituesit të shërbenin si përfaqësues të organizatës në mbështetje të Trumpit.

Dokumentet gjyqësore konfirmojnë se palët kanë arritur marrëveshje, por kushtet e saj nuk janë bërë publike. Musk dhe organizata e tij politike i kanë mohuar akuzat për shkelje.

Me këtë marrëveshje, përfundon procesi gjyqësor lidhur me dy paditë e mbetura nga kjo çështje.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing