Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Romani horror “The Babysitter” i R.L. Stine po bëhet film, pritet në vitin 2027

Film  |  12.10.2026 Ora 8:45   

Një tjetër vepër e shkrimtarit të njohur të horrorit, R.L. Stine, do të përshtatet në film. Romani “The Babysitter”, i publikuar për herë të parë në vitin 1989, do të marrë një version me aktorë të vërtetë nga platforma e transmetimit Tubi, me synimin që të publikohet në vitin 2027.

Filmi do të drejtohet nga Trevor Calverley, ndërsa skenari do të shkruhet nga Jem Garrard, e njohur për punën e saj në filmat “Pumpkinhead” të Tubi-t. Për momentin, nuk janë bërë të ditur emrat e aktorëve dhe as data e saktë e publikimit.

Historia ndjek Jenny-n, një vajzë 16-vjeçare që dëshiron të mbledhë para për të ndjekur një program prestigjioz. Ajo pranon të kujdeset për fëmijë, pavarësisht lajmeve për një person misterioz që po shënjestron vajzat adoleshente në qytetin e saj. Situata bëhet edhe më e frikshme kur Jenny fillon të marrë telefonata kërcënuese.

R.L. Stine është autori i njohur pas serive të famshme horror “Goosebumps” dhe “Fear Street”, shumë prej të cilave janë përshtatur për televizion dhe kinema.

“The Babysitter” është pjesë e bashkëpunimit mes Stine dhe Tubi-t, i cili po vazhdon me projekte të reja. Përveç këtij filmi, platforma synon të sjellë në vitin 2027 edhe “Afraid of Clowns”, një tjetër përshtatje nga veprat e autorit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing