Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Artificial” me Andrew Garfield merr reagime të para: “Një nga filmat më të fortë të Guadagninos”

Film  |  06.10.2026 Ora 8:12   

Filmi i ri “Artificial”, me Andrew Garfield në rolin e Sam Altman, ka marrë reagimet e para pas premierës në Festivalin e Filmit në New York, dhe ato janë kryesisht shumë pozitive.

Filmi, i regjisorit Luca Guadagnino, trajton ngjarjet e vitit 2023, kur CEO i OpenAI, Sam Altman, u shkarkua dhe më pas u rikthye në kompani. Yura Borisov luan bashkëthemeluesin e OpenAI, Ilya Sutskever, ndërsa Ike Barinholtz interpreton Elon Musk dhe Monica Barbaro luan Mira Muratin.

Kritikët e kanë krahasuar filmin me “The Social Network”, duke vlerësuar mënyrën se si trajton pushtetin, ambicien, konfliktet dhe rreziqet e inteligjencës artificiale.

Performanca e Andrew Garfield është ndër elementet më të lavdëruara. Disa kritikë e kanë cilësuar atë si një nga interpretimet më të fuqishme të karrierës së tij, ndërsa Yura Borisov është veçuar gjithashtu për rolin e tij.

Filmi përshkruhet si një dramë korporative me elemente të komedisë së zezë dhe si një histori veçanërisht aktuale për ndikimin e AI-së.

Reagimet e para kanë rritur edhe pritshmëritë për sezonin e çmimeve. Garfield pritet të jetë në garë për Oscar për aktorin më të mirë në rol dytësor, ndërsa Borisov për aktorin më të mirë.

“Artificial” do të shfaqet në kinema më 25 dhjetor 2026.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing