Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi “Twilight of the Dead”, kapitulli i fundit i sagës së famshme të zombive të regjisorit George A. Romero, ka përfunduar zyrtarisht xhirimet.
Produksioni, i zhvilluar në Kentucky, përfundoi në shtator. Në rolin kryesor është Kate Beckinsale, e njohur nga seria “Underworld”, ndërsa regjinë e kanë marrë përsipër vëllezërit Doron dhe Yoav Paz.
Filmi është bazuar në idenë që Romero kishte zhvilluar para vdekjes së tij në vitin 2017 dhe synon të shërbejë si përfundimi i sagës që nisi në vitin 1968 me “Night of the Living Dead”.
Historia zhvillohet në një Tokë të shkatërruar, ku njerëzit e mbetur përballen jo vetëm me zombitë, por edhe me konflikte mes grupeve të ndryshme.
“Twilight of the Dead” do të jetë filmi i shtatë i serisë. Data e premierës ende nuk është bërë e ditur, por përfundimi i xhirimeve e afron filmin një hap më shumë drejt kinema-ve.