Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Pas suksesit të “The Love Hypothesis”, historia e Olive dhe Adam do të vazhdojë me një libër të ri, ndërsa një vazhdim i filmit është gjithashtu në zhvillim për Prime Video.
Autorja Ali Hazelwood ka konfirmuar se romani i dytë, “The Two-Body Problem”, do të publikohet më 2 shkurt 2027. Libri do të rikthejë çiftin Olive dhe Adam dhe do të fokusohet në jetën e tyre disa vite më vonë, duke trajtuar karrierën, jetën pas doktoraturës dhe sfidat e një lidhjeje afatgjatë.
“The Love Hypothesis”, me Lili Reinhart dhe Tom Bateman në rolet kryesore, është përshtatje e romanit të Hazelwood. Interesant është fakti se libri origjinal nisi si fan-fiction e “Star Wars”, e frymëzuar nga personazhet Rey dhe Kylo Ren.
Sa i përket filmit të dytë, Hazelwood ka theksuar se ende nuk ka garanci se ai do të realizohet. Megjithatë, pas suksesit të përshtatjes së parë dhe interesimit të madh në rrjetet sociale, projekti është aktualisht në zhvillim.
Regjisore e filmit të parë ishte Claire Scanlon.