Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sony shpall datat e reja të filmave: “Treasure Island” dhe “24 Jump Street” vijnë në 2027

Film  |  01.10.2026 Ora 8:10   

Sony Pictures ka njoftuar një seri datash të reja për publikimin e filmave të ardhshëm, mes tyre edhe dy produksione të shumëpritura.

Filmi “Treasure Island”, me regji të Ridley Scott dhe me Hugh Jackman në rolin e piratit Long John Silver, do të shfaqet në kinema më 11 nëntor 2027. Filmi bazohet në romanin klasik të Robert Louis Stevenson dhe ndjek historinë e një djali që gjen një hartë drejt një thesari të fshehur. Në kast janë edhe Owen Cooper dhe Hugh Grant.

Një muaj më vonë, më 10 dhjetor 2027, në kinema do të publikohet “24 Jump Street”, vazhdimi i komedisë së famshme. Në film rikthehen Jonah Hill, Channing Tatum dhe Ice Cube, ndërsa regjinë do ta bëjë Rodney Rothman.

Ndërkohë, filmi aksion i bazuar në videolojën “Helldivers” është shtyrë për 9 qershor 2028. Në rolin kryesor do të jetë Alan Ritchson, ndërsa regjinë e filmit e ka Justin Lin.

Sony ka caktuar gjithashtu “The Surgeon” për 2 prill 2027 dhe komedinë “Narcs” për 20 gusht 2027.

Filmi “Grandgear”, me regji të Takashi Yamazaki, është zhvendosur më herët dhe do të publikohet më 14 janar 2028.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing