Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Çmimi i naftës në Britani arrin rekord, qeveria përgatitet për ndalim të mundshëm të eksporteve nga SHBA-ja

Të Tjera  |  29.09.2026 Ora 8:22   

Britania e Madhe është në bisedime me autoritetet amerikane për një ndalim të mundshëm të eksporteve të naftës dizel nga SHBA-ja dhe ka nisur përgatitjet për një situatë të tillë.

Kancelari britanik John Healey tha për BBC se qeveria po diskuton me SHBA-në dhe po shqyrton përdorimin e rezervave të saj të naftës.

Çmimi i dizelit në Britani ka arritur një rekord të ri. Sipas RAC, një litër dizel të hënën kushtonte mesatarisht 199.33 pena, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 199.09 pens, të shënuar në vitin 2022.

Britania varet nga SHBA-ja për rreth një të tretën e importeve të saj të dizelit. Një ndalim i eksporteve amerikane mund të shkaktojë rritje të mëtejshme të çmimeve.

Edhe benzina është shtrenjtuar, me çmimin mesatar që ka arritur në 174.23 pena për litër.

Rritja e çmimeve lidhet me ndërprerjet në prodhimin dhe transportin e naftës në rajon, si pasojë e konflikteve në Lindjen e Mesme dhe luftës në Ukrainë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing