Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Papunësia te të rinjtë e moshës 15 deri në 29 vjeç është rritur gjatë vitit 2026.
Sipas të dhënave nga Anketa e Forcave të Punës, në tremujorin e dytë të vitit ishin 36.7 mijë të rinj të papunë, krahasuar me 31.6 mijë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo paraqet një rritje vjetore prej rreth 16 për qind.
Ndërkohë, të dhënat administrative tregojnë se 16,537 të rinj ishin regjistruar si të papunë në zyrat e punësimit, 4.3 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë.
Rritja lidhet edhe me vështirësitë që të rinjtë hasin gjatë kalimit nga arsimi në tregun e punës. Shumë prej tyre përballen me mungesë përvoje profesionale ose me kualifikime që nuk përputhen me kërkesat e bizneseve.
Në të njëjtën kohë, numri i të rinjve të punësuar ka rënë. Në tremujorin e dytë të vitit 2026, ishin 170.3 mijë të rinj të punësuar, 4 për qind më pak se një vit më parë.
Në anën tjetër, numri i pensionistëve që punojnë është rritur. Rreth 145 mijë pensionistë ishin të punësuar në këtë periudhë, ose 10.4 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë.