Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kosova e nisi aventurën në Ligën e Kombeve në vitin 2018 nga Liga D, ku triumfoi në grup me 14 pikë dhe siguroi promovimin në Ligën C. Në edicionin 2020/21, “Dardanët” e mbyllën grupin në vendin e tretë, ndërsa në vitin 2022 përfunduan të dytët, duke iu afruar Ligës B. Përparimi vazhdoi në edicionin 2024/25, kur Kosova fitoi katër ndeshje dhe siguroi play-offin për promovim. Pas emërimit të Franco Fodës dhe integrimit të lojtarëve të rinj krahas emrave me përvojë, Kombëtarja ndërtoi një skuadër më konkurruese.
Momenti vendimtar erdhi në mars 2025, kur Kosova u përball me Islandën në play-off. Pas fitores 2-1 në Prishtinë, “Dardanët” triumfuan 3-1 edhe në ndeshjen e kthimit, duke siguruar promovimin me rezultat të përgjithshëm 5-2. Kështu, Kosova kaloi nga Liga D në Ligën B brenda disa edicionesh dhe tash është vetëm një hap larg elitës, Ligës A. Në edicionin 2026/27, “Dardanët” garojnë në Grupin B3 me Austrinë, Izraelin dhe Republikën e Irlandës, me mundësinë për të synuar promovimin direkt ose përmes play-offit.